Kryetari i Komunës - GËNJEN!
- Prizren
- Kuvendi komunal
- 19.07.2012
Ajo që do të shkruaj më poshtë nuk ka të bëjë me rast korruptiv, por me një reagim kundrejt Kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, i cili sot në emisionin "Jeta në Kosovë" - gënjeu !!! Po, gënjeu shumë dhe duhet t'i vijë turp! Nga shumë gënjeshtra që ai tha, unë si një familjare do të fokusohem në hallin tim i cili është uji i pijes. Jetoj në lagjen më të madhe të qytetit, Ortakoll ku prej Gushtit 2011 deri në Prill 2012, kemi pasë reduktime tepër të ashpra të ujit. Gusht-Tetor kemi pasë reduktime nga 8-10 orë në ditë. Nga Tetori nuk kemi pasë ujë prej orës 6 të mëngjesit deri në orën 1 pas mesnate, që nënkupton se reduktimi ka qenë afro 20 orë në ditë. Kjo neve na ka vështirësuar jetën jashtëzakonisht shumë! Mungesa e ujit afro 20 orë na e ka ba jetën të pamundur!!! Dhe Kryetari merr guximin me thanë se nuk ka pasë reduktime?! Kryetar, na ke zhgënjy, na ke dëshpëru! Na ke ba me u pendu që ta kemi dhanë votën, mos iu qoftë hallall! Njëkohësisht, dua ta shpreh falenderimin më të thellë për emisionin "Jeta në Kosovë" i cili është zëri i qytetarëve të Kosovës.