Provjereno

Keqperdorim i detyres zyrtare

  • Istok
  • Obrazovanje
  • 29.01.2019

Te nderuar, ne gjimnazin da.ndodh nje rast i keqperdorimit te detyres zyrtare ku ne kete rasda sjelle nje nx ne javen e dyet te dhjetorit nga shkolla e mesme profesionale d

Izveštaj blizu poruku

KALLXO.com ka pranuar një raportim i cili thotë se një mësimdhënëse në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog ka regjistruar në klasën e saj një nxënëse, në fund të gjysmëvjetorit të parë.

Sipas raportuesit, nxënësja është sjellë nga një shkollë profesionale në Pejë dhe është regjistruar pa fletëkalim dhe pa miratim të shkollës.

Rreth këtyre pretendimeve, drejtori i Gjimnazit “Haxhi Zeka”, Ibrahim Bytyçi ka thënë për KALLXO.com se nxënësja ka qenë pjesë e kësaj shkolle në klasën e dhjetë, por që kishte kaluar në Shkollën e Artit në Pejë sepse ka prirje për art.

Ai thotë se nxënëses i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe prindi i saj, i ishte lutur që t’ia mundësonin që ajo të kthehet prapë në Gjimnaz.

“Gjithçka ka shkuar në koordinim me DKA-në, me prind edhe me mua si drejtor. Asaj i mundësohet vetëm provimi i klasës, ka qenë tërë vitin vëzhguese dhe i mundësohet provimi i klasës me Udhëzim Administrativ sepse i ka 2/3 e mësimit. Nëse ajo tregon sukses dhe profesorët duan ta notojnë në rregull por ajo gjithsesi në fund hyn në provim të klasës.”, ka thënë Bytyçi.

Tutje drejtori i këtij gjimnazi, ka theksuar se ndjehet i lumtur që ia kanë mundësuar vazhdimin e mësimit në shkollën që ai drejton, për arsye se nxënësja ka pasur probleme shëndetësore të cilat ia kanë pamundësuar vijimin në Shkollën e Artit në Pejë.

Sa i përket mësimdhënëses, drejtori Bytyçi thotë se ajo vetëm ka kërkuar që nxënësja të jetë pjesë e klasës në të cilën ajo është kujdestare.

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests