raport
Përshëndetje,
Po ju drejtohem me këtë letër që të ju njoftojë lidhur me një parregullësi të pandreqshme, me një të keqe të madhe dhe sindrom shoqërorë që po ndodhë me konkursin për zyrtarë ligjor në nn.
Ka kohë që kjo Gjykatë po hap konkurs në dukje të parë 'për të gjithë kandidatët', por që në fakt ky konkurs po u dedikohet 16 personave të caktuar të cilët vazhdojnë të punojnë kundërligjshëm në këtë Gjykatë në kontratë mbi vepër. Kurse 7-8 të tjerët po hynë varsisht se kush e ka intervencën më të fortë se tjetri.
Konkursi është hapur për 24 pozita. Ky konkurs është anuluar për shkak se janë konstatuar shumë shkelje. Por është hapur përsëri..., dhe përsëri qëllimi mbetet i njejtë që të pranohen të njejtit.
Ne të tjerët po privohemi nga shumë të drejta. Po cenohet, e drejta e barazisë që është e drejtë fundamentale kushtetuese, e drejta për punë, për vlerësim objektiv, të drejtat e tjera të garantuara me ligjin e punës, me konventat ndërkombëtare, e çka jo tjetë