Dyshim per Punesim ne Baza Partiake
Të nderuar, Shpresoj që letra ime të ju gjej mirë! Dua të raportoj një rast punësimi, për të cilin dyshoj që ka përzgjedhje në baza partiake. Në fillim të muajit janar 2016, është hapur pozita Zyrtar i Lartë për Koordinim të Politikave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve! Si përfundim personi i cili e ka fituar këtë pozitë, duket të jetë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosoves, z. Albert Kurtulaj (shih bashkelidhur dokumentin, në të cilën dokument nuk është shënuar as udhëzimi për të drejtë ankese). Marrë parasysh punën tuaj dhe hapësirën që i jepni këtyre çështjeve, vendosa të ndaja me ju këtë rast (që për mua duket shume jo transparent).
- Prishtinë
- Vlada