rast per kallxo
Pershëndetje,
Jam AA nga Prizreni. Banoj në Rr. XYXY dhe numrat e telefonit janë: 044-49/XXXYYY.
Të premtën me 6 shkurt 2015 rreth ores 2 të pas ditës, shkoja në Prishtinë duke e përdorur drejtimin Prishtinë-Lipjan. Duke e vozitur makinen, policija e Kosoves na dërgoj në rrugën ndihmëse pa na dhënë asnjë informatë se qfarë po ndodh me atë rrugë magjistrale. Duke vozitur në atë drejtim, e pash që rruga ishte e mbuluar me ujë nga shirërat e mëhershme. E ndala makinen për mos të futem në ujë, por policija më tha : « hyr në ujë, mos e blloko rrugën se nuk i ndodh kurgja makinës se e ke diesel ». Kur hyra në ujë, makina u shym. Per gjysmë ore, makina ka qëndruar në ujë. Kam dalë te rrethi tek qamëria dhe e pashë një Marrimangë per shlep. E pyta policin se qfarë të bëja dhe a kishte mundësi ta kam një vërtetim për rastin që ndodhi, por ata më thanë : « nuk kem qfarë të japim ». Pastaj, u detyrova ta paguaj shlepin 40,-€ për ta tërhequr makinën nga uji.
Të nesërmën, e shtunë 7 shkurt 2015, shkova në policinë e Prishtinës dhe ata më thanë : « nuk kem qfarë të bëjmë » dhe nuk më udhëzuan askund dhe nuk me dhanë asnjë informatë. Pastaj, shkova dhe në policinë e Fushë-Kosovës dhe ata poashtu nuk më dhanë asnjë deklaratë, të njëjtat fjalë dhe ata mi thanë.
Ditën e rradhës, e diel 8 shkurt 2015, shkova në policinë e Graçanicës. Të njëjtat fjalë mi thanë. Vërshimi i ujit që ndodhi tek qamëria i përket komunës së Graçanicës. Ata më dërguan tek një polic i quajtur AA i cili punon në atë komunë. Ai më tha qe të shkoja në komunë dhe t’a kerkoja inspektorin e ambientit rrugor. Ai inspektori më tha : « nuk di qfarë të them ».
Makinën e kam dërguar tek automekaniku dhe rregullimi i makinës që e kam blerë me 30.09.2014 për 15.000,-€ me kushtoi 1.800,-€. Në këtë e-mail i keni të bashkangjitura të gjitha fotot që i kam bërë gjatë rastit dhe makina që ndodhet te automekaniku (motori duhet te ndërohet tërësisht).
Unë kërkoj nga ju ndihmë. Kam deshirë të takohem me juve që të më udhëzoni se qfarë mundë të bëj për dëmin që mu ka bërë makinës.
Në pritje të një pergjigjjeje nga ana juaj,
Me respekt,
AA
Rruga XYXY, Prizren.
044-49/XXXYYY