Punsim i militantve qe do te ndodh neser
Të nderuar,
Jam qytetar nga komuna e XX, kam aplikuar për punësim ne Gjimnazin ''XY'' ne XX, mir edhe pse kam pasur perparsi nga kandidatet e përzgjedhur drejtoria e arsimit nuk me ka përzgjedhur, kam bere ankesa dhe mu kanë përgjigjur shumë ne menyrë te pa kjart dhe tepër injorante. ne ndërkohe pas disa ankesave ne inspektoratin e arsimit ne regjionin e YY, komuna është detyruar te rishpall konkursin për dy vende te lira ne mësimdhënie ne lenden e YX-ut, unë ju kisha lutur shumë qe nesër me datë 08.10.2014 te jeni te pranishëm gjatë intervistës se kandidatëve dhe te shihni parregullsitë si bëhen ne DKA - XX, sipas lajmërimit nesër ne orën 14-00, do zhvillohen intervista. un saktësisht e di emrat se kush do te pranohet sepse kjo është bere për ti legalizuar militantet e vet partia ne pushtet ne XX. ata nuk e kanë drejtimin adekuat për mendjemëdhenj dhe mundësisht ju lutem shikoni dokumentacionet e tyre nëse ju lejohet ose ndonjë intervistë apo edhe mund te ju siguroj nr e tel tyre qe me keqardhej ju them se do e keni problem te i kuptoni sepse janë shumë te pa kuptueshëm e tani ju vlerësojeni si dalin ata para nxensave e si shpërndajnë dije e ku e qon te ardhmen e atyre nxënësve ky lloj ''profesorësh''. ju falënderoj nëse do bëni diç ne ketë drejtim.
Njëkohësisht ju informoj se herën e kaluar gjatë testit kandidate e përzgjedhur kanë qen ne test me shkrim ne një klasë të ndar nga pjesa tjetër e personave qe nuk janë pranuar për qudi të gjithë të pranuarit ishin ne një klasë a thua pse????... dihet mendoj a po.
Pres që nesër te jeni të pranishëm në mënyrë qe te rritni transparencën, mision të cilin jeni duke e kryer po besoj me shumë mund dhe sukses..
Gjithë t'mirat e punë të mbar, nga një qytetar i dëshpëruar me sistemin e arsimit ne vendin tonë.
Uroj që me ndihem e juaj të punësohet personi që e meriton të jetë aty.