Citizen reports

Reports number: 3715
Verified

Korrupsion, konflikt interesi

Eshte here e dyte, nje here e kam raportu duke dergu mesazhe sa ka qene drejtesia ne kosove e po ashtu edhe ne agjensioni antikorrupsion e kam shkru kete leter. Ju njoftoj ne lidhje me Komunen n.n. Rasti i pare: Ne vitin e kaluar ka ardhur nje donacion prej 14 lopeve nga Zvicera dhe asnje nuk eshte shperndare per qytetar. Kryetari i komunes po ashtu ne momentin e ardhjes kryetar ne kembim te nje tenderi ka marr shtepine edhe ku banon tash. Rasti tjeter: Autolorja e nenkryetarit te komunes i pastron veturat zyrtare te komunes. Nenkryetari i komues gjat nderrimit te moteve per festat e fundvitit 2011-2012, ne vend qe tu jep nga 50 euro ashtu sic eshte marre vendim ai u ka dhene mallera ushqimore nga marketi i tij n.n, ndersa shumen e pare nga krejt puntoret e komunes i ka marre vet, cka do te thote se i ka detyruar me zore qe te blejne ne marketin e tij. Rasti i trete: E eshte dhen tenderi personit n.n per ndertimin e kulmit te banesave te romeve ne fshatin plemetin. rasti tjeter: djali i nenkryetarit ka fituar tenderin per pastrimin e vorreve te serbeve qe gjindet tek ambulanta e kekut gjate viti 2011, ne vleren prej 14 mij eurove. Nenkryetari i komunes ne kembim te vertetimit te tokave ne menyre te paligjeshme te tokave te shtetit ka marr audi A3, duke falsifikuar dhe keqperdorur me pronat shoqerore. Rast tjeter: marketi i nenkryetarit te komunes eshte ne prone shoqerere me teper se gjysma. Vellau i nenkryetarit ka mbaruar objekt afer marketit n.n ne prone shoqerore, e po ashtu dyshohet se ka bere falsifikim te dokumenteve. etj etj. Rastet kan ndodhur gjate vitit 2011 dhe 2012, rastet kane te bejne me korrupsion dhe konflikt interesi.

  • Obiliq
  • Municipal Assembly
11 Years Ago
Verified

Plaqkiten pastrusit

Prej dates 19.03.2009 e deri me sot pastruesve qe kane kaluar nga komuna ne firm private nuk ju paguhet as nje cent ne trust pensional kurse ne paga ju ndalen nga 20 euro ne muaj qe do te thote ma teper se sa e parasheh ligji per trust pensional. Per kete kemi qene te krytari, te zavendes krytari ne zyren e prokurorimit, te drejtori per sherbime publike te cilet e kane bere kontraten me firmen dhe qarte ne kontrate theksohet se nese punetoreve nuk ju paguhet trusiti apo s'ju japet pushim vjetor ose mjeksor kontrata do ti shkeputet firmes kontraktuese per pastrim. Kemi qene shume here te inspektori edhe i punes n.n por na ka thene nese bani ankes te une, une mundem me ju ndihmu qe kontributet e juaj edhe pushimet edhe festat te ju kompenzohen por dine mire se une e humbi vendin e punes e s'kam qka me ju ba. Gjithashtu kur vjen koha per kontrate per ju me ja vazhdu firmes ju do te largoheni nga puna per kete kini mundesi me ardh edhe mi marr numrat e lejes se njoftimit personal te pastruesve ne qkmf ne kuvend kumunal dhe do te bindeni edhe vet se ne trust pensional s'kemi kurrfare kontributesh. Ju lutemi, nese keni mundesi me na ndihmu. Ju faliminderit per mirkuptim

  • Skenderaj
  • Municipal Assembly
11 Years Ago
Verified

Mashtrim dhe korrupsion

Jam qytetar nga komuna n.n, Deshta te ju them se kam aplikur prej mbas lufte per banes dhe nuk e kam perfitu sepse nuk pata para qe t'ju mbushi gushen komunarve tane. Ju kisha lut qe ne emisionin per kryetarin e komunes te merrni listen e atyre qe kane marre banesa dhe ju betohem se vetem ni kat ka qene i qellum te tjerat jane shitur dhe komunaret tane parate e fitura nga banesa sociale jan nda ne pjese. Luftoni korrupsionin ju lutem.

  • Pejë
  • Municipal Assembly
11 Years Ago
Verified

Korrupsion i madh

Nuk po mundem te jap emer dhe mbiemer per shkaqe qe jam femer, po deshta te ju drejtohem kryetarit te komunes dhe gjithe atyre qe jane ne krye te banesave sociale qysh mundeni me lujt me qytetare sikur te ishim ndonje top qe shytohet? A keni zot, se njerezit jane pa kulm mbi koke e ju te korroptuar, banesa e fukarave i kini shit 10 - 15 mij euro e rastet ekstreme i kini lene pa kulm mbi koke. Besa edhe qe e kane shit pronen e tyre ne katune e kane marre banesat qe dmth kane marr banesat sociale te pasurit dhe fukaret e shkret i kan lon ne mjerim, e gjith kjo vjen sepse ne Kosove nuk ka ligj nuk ka drejtesi.

  • Pejë
  • Municipal Assembly
11 Years Ago

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests